Edhe Voltana Ademi është gati të dorëzojë mandatin e kryebashkiakes së Shkodrës pas vendimit të opozitës për të dalë jashtë parlamentit.
Ajo është shprehur se po diskutohet kjo mundësi nga kryebashkiakët e opozitës.
“Është një proces në diskutim por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim.
Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh.
Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz të lirë, nuk marrin urdhra nga ne”, shprehet Ademi.