Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një shkollë në Arizona, SHBA.Mësuesja 28-vjeçare Brittany Zamora është arrestuar pasi disa mesazhe intime mes saj dhe nxënësit të saj 13-vjeçar janë bërë publike.
Sipas policisë, ajo dhe nxënësi kanë kryer marrëdhënie seksuale në klasë në sy të një tjetër të mituri dhe në makinën e saj. Nxënësit e klasës që ajo kishte në kujdestari raportuan se gjatë kohës që të tjerët nuk i shikonin, ata prekeshin në vende intime.
Mesazhet me përmbajtje erotike, fjalor të pisët dhe foto nudo janë zbuluar fillimisht nga prindërit e 13-vjeçarit. Ajo u thoshte nxënësve të saj t’i shkruanin pasi mërzitej shpesh.