Përfundon një cikël rekordesh dhe tani nis revolucioni. Më 28 maj të vitit 2016 Real Madrid fitonte të parën nga tre Champions radhazi nën drejtimin e Zinedine Zidane dhe pas 1011 ditësh Europa do të njohë një padron të ri. Leksioni që morri nga Ajax në Bernabeu ka çertifikuar rënien e Los Blancos por nuk duhet harruar edhe një cikël që ka qënë për rekord. 14 trofe apo tituj të fituar duke e nisur me sezonin 2013/2014 ku u fitua La Decima pra Championsi i dhjetë në histori.
Reali kaloi një javë të tmerrshme, humbi dy herë me Barcelonën që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe daljen jashtë gare për titullin kampion. Por java do mbyllej akoma më keq edhe me eliminimin në dëm të Ajax nga trofeu më i dashur për Real Madrid që është Championsi.
Në 6 sezonet e fundit Real Madrid ka qënë në gjëndje të fitojë 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës, 4 Botërorë Klubesh ,një Superkupë të Spanjës , një Kupë Mbreti dhe një La Liga duke bërë që të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin edhe lojtarë si Cristiano Ronaldo, Benzema , Kroos, Bale, Marcelo dhe Modric. Kjo forcë e treguar nga skuadra gjatë këtyre viteve bëri që Florentino Perez të tregohej edhe arrogant duke mos zëvendësuar as një lojtar si Cristiano Ronaldo që shënonte deri në 50 gola në sezon. Duke mos e rinovuar skuadrën ,rënia pas humbjes ndaj Ajax ishte më e zhurmshme dhe më e rëndë e tashmë revolucioni nuk është thjesht një zgjidhje por një domosdoshmëri. Benzema, Bale, Marcelo, Isco e ndoshta Modric flitet se do largohen dhe nuk dihet se kush do ti zëvendësojë.
Ndaj holandezëve pjesa më e madhe e tifozëve u larguan nga stadiumi pa vajtur minuta e 90-të ndërsa ata që qëndruan deri në fund e vërshëllyen skuadrën dhe kërkuan dorëheqjen e Florentino Perez. Megjithatë ky Real meriton duartrokitje edhe nga kundërshtarët pasi ka shkruar historinë e futbollit botëror.
/a.meta