Zv.ambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones i shkon në zyrë kreut të PD, Lulzim Basha. Ky takim vjen një ditë pas pas protestës së opozitës ditën e djeshme para Parlamentit. Kujtojmë se opozita protestën e ardhshme e ka paralajmëruar të mbahet më 16 mars, e cila do të jetë edhe më e madhe. Ndërkaq, lëvizjet e opozitës nuk janë mirëpritur nga ndërkombëtarët, të cilët kanë kundërshtuar vendimin për djegien e mandateve.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje palëve për dialog, por ende nuk është bërë asnjë hap. Nga njëra anë kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës janë shprehur kundër kërkesave të opozitës për qeveri tranzitore. Nga ana tjetër lideri i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka kthim pas.