Kryeministri Rama u shfaq mbrëmë në emisionin Porta a Porta me Bruno Vespën. Ajo që u vu re nga edhe nga komentuesit ishte e folura rrjedhshëm e Ramës në gjuhën italiane, siç thoshin ata se e kishin dëgjuar në gjuhën angleze dhe frënge, por edhe italishten e qante.
Duke nisur që nga komentet në videon e postuar në faqen zyrtare të emisionit të Vespës, Porta a Porta, e deri tek komentet në videon e postuar nga Rama, shumica e shqiptarëve emigrantë por edhe ata që jetojnë në Shqipëri shkruajnë e u ndjenë krenar për përfaqësimin që i bëri kryeministri Shqipërisë.
Ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha ‘u kryqëzua’ për shkak se sipas komentuesve i bëri reklamën më të keqe të mundshme Shqipërisë.
Më poshtë keni disa nga komentet.
/a.meta