Ne vijim te punes per kapjen e persona të shpallur në kërkim kombëtar, policia e Elbasanit ka vene ne pranga nje 39-vjecar. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin A.M., 39 vjeç banues në Elbasan.
“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”- njofton policia.
Njoftimi i plote
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
•A.M., 39 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
/a.meta