Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake për “Epopenë e UÇK-së”, organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kjo ditë shënon sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, duke e bërë UÇK-në projektin më të madh kombëtar në historinë e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh: “Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kthim prapa nuk kishte në luftën tonë për liri dhe çlirim. Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-s, BE-së, OKB-së dhe do t’i forcojmë më tej raportet speciale me SHBA”.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të saj, as në jug e as në veri të vendit: “Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurtë. Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, por do të jetë aty për paqen e të gjithëve që jetojnë në Kosovë”.
Epopeja e UÇK-së mbahet më 5,6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, në vitin ’98 në Prekaz të Skenderajt.
/a.meta