Lefter Maliqi në 2017-ën pas zyrtarizimit të listës së PD në Berat ku renditej i treti, doli përkrahë PS, duke u kërkuar mbështetësve të tij të votonin kandidatët e propozuar nga Rama. Por pas dorëheqjes së Eduard Halimit, mandati i vetëm që fitoi PD në Berat, i kaloi Astrit Veliajt. E tashmë pasi ky i fundit iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës për të djegur mandatet, radha i takon Lefter Maliqit.
I ftuar në studion e “Top Show”, Lefter Maliqi është shprehur i zhgënjyer nga lidershipi i PD, kryesisht me Bashën, për të cilin e thekson si personin që po shkatërron PD.
“Unë Sali Berishës i jam mirënjohës, por jo Lulzim Bashes. Ai e ka shkatërruar Partinë Demokratike. Me PD më afroi Sokol Olldashi, unë iu rrita numrin e votave. Basha më ka gënjyer disa herë. Para se të publikonte listën më tha se do të isha i pari në listë. Ngela në çadër, nxori listën dhe më kishte vënë të tretin. Je deputet më thoshte, sepse Halimi do jetë ministër e do dorëhiqet. U duheshin votat e mia të fitonin 2 mandate. 8-9 mijë demokratë nuk votuan për PD në 2017. Ramës i thashë nëse PD merr dy mandate, unë do iki ska punë me mua”, u shpreh ai.
/a.meta