Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, mesa duket ka nisur të projektojë skuadrën e re të Gjermanisë. Pas dështimit në Botërorin e Rusisë, u mendua se cikli i Low në krye të “Die Mannschaft” kishte përfunduar, por, 59-vjeçari u konfirmua nga drejtuesit e federatës.
Ndërkohë pas këtij vendimi 4 herë kampionët e Botës nuk kanë aspak kohë për të humbur, pasi skuadra dështoi edhe në Ligën e Kombeve, duke zbritur një ligë më poshtë.
Sakaq, planet për rinovimin e grupit aktual të futbollistëve sapo kanë nisur, ndërsa tekniku Low së bashku me ndihmësin e tij dhe menaxherin e ekipit Kombëtar, Oliver Bierhof, kanë udhëtuar drejt Mynihut.
Tema e vizitës ka qenë pikërisht përfaqësuesja, ku janë takuar me tre futbollistët e Bayernit, Boateng, Muller dhe Hummels, teksa i ka komunikuar se po e planifikon ekipin pa shërbimet e 3 futbollistëve.
Në këtë mënyrë, pritet që Gjermania, në prag të fillimit të eliminatoreve për Europianin 2020 të ndryshojë, me qëllim afrimin në skuadër të talenteve, çka do të shërbejë edhe për të nisur një cikël të ri fitues.
/a.meta