Në maj të 2017, kur Luzim Basha kishte depozituar në Kuvend listat me kandidatët e tij për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në një konferencë të posaçme Jozefina Topalli dhe Arben Imami do të kritikonin liderin e ri demokrat.
Ata do të theksonin se kjo listë kishte krijuar një shqetësim të madh dhe probleme serioze në radhët e miltantëve dhe mbështetësve dhe se nuk mund të largohej Rama duke shkatërruar PD.
“Kjo listë ka krijuar një shqetësim të madh dhe probleme serioze në radhët e miltantëve dhe mbështetësve. Mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Edi Rama duke shkatërruar PD. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm.
Është marrë në shkelje të statutit dhe në shkelje të çdo proçedure normale të një partie në një vend perëndimor.
Nuk ka qenë traditë e kësaj partie, që të mos konsultohet dhe mos merren vendimet aty ku duhet të merren, në forumet e Partisë”, nënvizoi Arben Imami duke lexuar qëndrimin e përbashkët me zonjën Jozefina Topalli me 29 maj 2017.
Por sot, Lulzim Basha ka nisur një sërë akuzash ndaj atyre që vetë përzgjodhi duke i futur në listat përgatitura nga ai vetë, ndërkohë që la jashtë figura si Topalli, Bode, Patozi, Hoxha, Rusmali etj.
/a.rada