Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur verifikimin e zbatimit të kushteve të kontratave koncesionare dhe kontratave objekt për burimet hidrike të energjisë”, u shpreh sot në një deklaratë për mediat, zv.ministri i MIE, Hantin Bonati.
Në vijim, Bonati shtoi se strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë duke vijuar skanimin e situatës mbi korrektësinë e zbatimit të detyrimeve kontraktuale nga ana e subjekteve.
“Ky proces, i iniciuar nga shqetësime të ngritura nga komunitete të ndryshme, duke filluar nga komunitete banorësh, e deri tek shoqatat në mbrojtje të mjedisit, ka 2 qëllime kryesore për të zgjidhur problematikat potenciale të së tashmes dhe për të identifikuar të gjitha ato aspekte problematike proceduriale që janë ndeshur deri më sot lidhur me aspektet planifikuese, implementuese, kontrolluese dhe monitoruese, në mënyrë adresimin ligjor për zgjidhjen e tyre, si dhe riinxhinierimin e të gjithë proceseve dhe procedurave”, tha ai.
Më tej, Bonati shpjegoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si një ndër aktorët kryesorë dhe si iniciues i procesit të skanimit, po vijon punën për monitorimin dokumentar dhe në terren.
“Në këtë proces kompleks, strukturat e Ministrisë janë duke bashkëpunuar ngushtësisht dhe me institucione të tjera publike, si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i cili po verifikon zbatimin e lejeve të ndërtimit nëse këto ndërtime janë kryer në respektim të përcaktimeve të lejeve zhvillimore që gëzojnë.Agjencia Kombëtare e Burimeve Ujore, e cila, po verifikon vlefshmëritë e lejeve për përdorimin e burimeve ujore”, tha ai.
Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës.
“Problematikat e konstatuara, në mënyrë të përsëritur gjatë këtij procesi skanimi, do të analizohen dhe do të shërbejnë si referencë për ndryshimet ligjore që do të propozohen në këtë sektor”, tha në fund ai.
/a.rada