Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi nga qytetarët që të çohen cdo ditë deri në largimin e Ramës nga pushteti. “Berisha e bëri Shqipërinë vend anëtarë të NATO-s. Kjo qeveri ka ndërtuar një mur të fëlliqur ndërmjet qeverisë dhe shqiptarëve. Kjo qeveri ka shitur interesat tuaja dhe kombëtare, është koha për një reagim të fortë qytetar. Ne duhet të çohemi. Nëse duam ti shohim fëmijët tanë në sy, t’u japim mundësi për të ardhmen ne duhet të çohemi cdo ditë deri kur të rrëzojmë këtë regjim. Shqipëria ka burra të ndershëm që duan të drejtojnë këtë vend. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në emër të shpresës dhe të besimit të ngrihemi për të drejtuar Shqipërinë europiane” tha ai.
/a.meta