Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj nga parlamenti i bëri thirrje opozitës, ashtu si Rama për dialog, ndërsa lëshoi akuza drejt LSI-së. “LSI-ja është si ajo miza e kalit që ngjitet për interesat e veta” tha Felaj. Ndërsa Gjiknuri shtoi se opozita do destabilitet. “Hapësirë për dialog ka, por opozita ka hedhur farat për destabilitet. I them opozitës se ka shumë hapësira në Kodin zgjedhor, i ka të gjitha mundësitë për kompromis. Ky vend është shumë i vogël për t’u ndarë, po rrudhet” tha ai.
/a.meta