Erisa Xhixho foli përpara protestuesve lidhur me procesin zgjedhor të vitit 2017. Ish-deputetja ne legjislacionin e shkuar, tashme kandidate ne listat e LSI-se ne zgjedhjet parlamentare te 2017es, tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes, pas doreheqjes se opozites. Ajo tha votat u blenë nga qeveria.
“Ky parlament ka prodhuar një qeveri bandash. Edi Rama sot është vetëm ndërkohë që ne jëmi shumë më shumë. Unë mendoj që për njerëzit e lirisë ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është që Rama të ikë. Unë dua të ndërtoj të ardhmen e fëmijëve të mi në Shqipëri. Unë do jem këtu derisa ky kryeministër të largohet. Isha në lista e LSI-së. U përballa me blerje votash. Ata nuk përfaqësojnë votat e Shqipërisë. Ta kemi të qartë se Rama mund të blejë deputetë me paratë e drogës por unë kam vendosur të jem një njeri i lirë së bashku me ju. Rama po ta them live, ti duhet të largohesh. Për t’i dhënë shansin Shqipërisë të ecë në sistemet integruese. Beteja jonë është e vështirë por është e drejtë. Askush nuk na blen dot ne. Ata janë vetëm, Rama është vetëm”, deklaroi Xhixho.
/a.meta