Kryeministri Edi Rama është duke folur në Kuvend, duke vënë theksin në faktin se opozita është futur në rrugë pa krye dhe se ajo humbi në zgjedhje duke mos bërë asnjë ankesë në kolegjin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 2017.
“Nuk është një protestë popullore, por reagim i asaj pjese të tepsisë e cila në asnjë rast nuk pati sensin e realitetit. Opozita është futur në një rrugë pa krye. E vetmja e re ishte djegia e mandateve një hap ky i paprecedent. Fiks 2 vite më parë jemi dëshmitarë të ngritjes së çadrës ku u kërkua largimi i kryeministrit si kusht i panegociueshëm. Ne i vumë në dispozicion opozitës gjithëshka që kërkoi, duke marrë mbi vete edhe pakënaqësinë e votuesve tanë. Morën policinë, financat, shëndetësinë, arsimin me pretendimin se ishin ministri elektorale. Morën deri dhe kryetarin e KQZ dhe kishin edhe shumicën në KQZ. Zhvilluam zgjedhje ku kolegji zgjedhor s’pati asnjë punë pasi nuk pati asnjë ankesë”, deklaroi Rama.
Rama: Opozita do pushtet në tavolinë, Basha e provoi, por s’ka më
Rama u shpreh se opozita kërkon pushtet në tavolinë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi u provua para dy viteve. “Këta kërkojnë që të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne nuk ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e një procesi absurd. Opozita kur e shesh që nuk fiton zgjedhjet, thotë iki duke djegur mandatet dhe anulim loje. Ne e provuam me ata, ua dhamë të gjitha, e di mirë Lulëzimi. Që nga dita kur u bë qeveria nuk shkela asnjë ditë në këshillin e ministrave dhe qeverinë e drejtoi zv/ ministrja dhe unë isha në fushatë. Ne vijojmë edhe më shumë vëmendje” tha Rama
Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatin, zgjedhjet në 2021
Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht protestës së opozitës zgjedhje të parakohshme nuk ka, ndërsa shtoi se në krah të Bashës qëndrojnë njerëz që kanë humbur miliona nga industria e bixhozit që është mbyllur. “Jemi të gjithë dëshmitarë se cfarë opozite kemi pasur, një grusht njerëzisht, pa ide, program, apo përgjegjësi për të përfaqësuar ata që i sollën këtu, jo për të demonstruar muskujt dhe për të dhënë shfaqje të shëmtuara.E keni parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme nga asnjë normë dhe sot ne jemi këtu në kushtet kur ata janë larguar një pjesë tjetër e opozitës ka zgjedhur dhe po zgjedhin që të vijnë dhe është e drejta e tyre. Por ajo që ne na takon është që këtij kuvendi ti japim përmasën e halleve, probleme dhe pritshmërisë së njerëzve dhe nga Kuvendi të dëgjojnë se cfarë bëjmë ne dhe pse ne zgjedhim të kalojmë këto ligje dhe cilat janë idetë tona.Përsa na takon ne, jemi këtu për të vijuar punën tonë. Ky parlament është vendi kuna ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe na besuar të qeverisim deri në 2021. Ne me mandatin nuk luajmë bixhozh sikur luajnë ata, që pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur, nga bixhozi dhe të tjerët. Një që humbi miliona nga industria e bixhozit qëndronte në krah të liderit të opozitës, apo një drejtor i lojërave të fatit është atje. Lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë PS-së dhe qeverisë, zero” tha Rama.
vijon
/a.meta/javanews.al