Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëron francezët kundër kurtheve të nacionalizmit, por gjithashtu të “status quo”, duke njoftuar zhvillimin e një Konference për Evropën para përfundimit të vitit.
“Tërheqja tek nacionalizmi nuk sjell asgjë. Ky kurth kërcënon gjithë Evropën, duhet patur kujdes edhe nga kurthi tjetër, ai i status quo dhe i dorëzimit”, shkruan Macron.
Për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve, ai premton “një Konferencë për Evropën të ngarkuar me propozimin e të gjitha ndryshimeve të nevojshme, pa tabu, përfshirë edhe rishikimin e traktateve”.
/a.meta