Sa herë Partia Demokratike ka ndonjë hall me ndërkombëtarët, nxjerr në skenë Doris Pack.
Tashmë pa asnjë rol, ajo bëhet e gjallë vetëm për hallet e Berishës.
Këtë radhë ka sulmuar raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pas deklaratave të ashpra të këtij të fundit, ndaj opozitës.
“Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja.
Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin.
Kam turp nga ti”, shkruan Pack.(TemA)