Policia ka filluar masat për aktivitetin e nesërm të Opozitës. Nesër opozita do të zhvillojë protestën e radhës para parlamentit, ndërsa policia ka marrë masat për të shmangur incidentet.
Mbrëmjen e sotme ka nisur rrethimi i parlamentit me një gardh metalik.
Policia nuk dha leje për protestën e opozitës para parlamentit duke u kërkuar që tubimin ta zhvillojnë në një tjetër vend, pasi në datë 26 shkurt protestuesit sulmuan ministrin Klosi dhe dy deputetë të shumicës.