Pas takimit me presidentin Meta, homologu i tij slloven Borut Pahor tha se vendi që ai përfaqëson vijon të mbështesë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së. Teksa foli para mediave në një konferencë të përbashkët me Metën, presidenti Bourut Pahor pohoi se Sllovenia ka qenë dhe vijon të jetë një avokate e fortë në mbrojtje të interesave shqiptare.
“Kënaqësi të jem në Tiranë. Qëllimi i parë është thellimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Edhe në nivelin e njerëzve, jo vetëm me politikën bashkëjetojnë të dyja vendet mes tyre. Slloveni e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sllovenia është avokat e Shqipërisë për negociatat. Ky është një vend shumë i bukur. Ne takohemi në rrethana ku bota është më e pasigurt dhe më pak e paparashikueshme, ku Evropa ka problemet e veta të brendshme. Mos të përmend këtu rastin e Brexit. Mendoj se zgjerimi i BE në Ballkan është çështje gjeopolitike”, tha ai.