Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se maxhoranca mbetet e gatshme për dialog me opozitën për sa i takon krizës politike në vend, por jo për negociata me të. Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të Shqipërisë. Socialisti sqaron se nuk ka negociatë me opozitën, pasi askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë.
Postimi
Dialog me opozitën? PO. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të SHQIPËRISË. Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të DEMOKRACISË.
/a.meta