Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, euro i është rikthyer rënies në raport me lekun, pas një forcimi që mori në javën e fundit të muajit shkurt.
Sipas kursit zyrtar të Bankës dhe Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.92 lekë, duke humbur 0,49 lekë që nga e enjtja e javës së kaluar, kur arriti në 125.92 lekë, apo nivelin më i lartë që nga fillimi i muajit tetor.
Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie ishte e pritshme, pasi vlerësimi i euros erdhi nga faktorë të përkohshëm, të kërkesës së lartë për euro.
Tashmë tregu valutor i është kthyer normalitetit, ku oferta për euro mbetet e lartë dhe kërkesa për të relativisht e dobët, ndërsa në kahun tjetër qarkullimi i monedhës vendase është i ulët.
Në pozita të zhvlerësuara paraqiten edhe valutat e tjera si dollari amerikan, që ka këmbehet sot me 0.19 lekë më pak apo dhe paundi britak që ka humbur 0,42 lekë.
Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar Amerikan | USD | 110.10 | -0.19 | |
Euro | EUR | 124.92 | -0.49 | |
Poundi Britanik | GBP | 145.64 | -0.42 | |
Franga Zvicerane | CHF | 110.01 | -0.35 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 98.43 | -0.16 | |
Dollari Australian | AUD | 77.96 | -0.38 | |
Dollari Kanadez | CAD | 82.75 | -1.23 | |
Korona Suedeze | SEK | 11.84 | -0.12 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 12.79 | -0.10 | |
Korona Daneze | DKK | 16.73 | -0.08 | |
SDR | SDR | 153.53 | -0.65 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 141667.08 | -2,787.61 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 1666.76 | -48.83 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.44 | -0.01 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.43 | -0.01 | |
Lira Turke | TRY | 20.43 | -0.16 |
/a.rada