Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lë në mes intervistën për Ora News me gazetaren Beti Njuma.
Kjo ndodhi kur presidenti është pyetur për rezultatin e një sondazhi.
Kur presidentit Thaçi iu bë pyetja lidhur me sondazhin “Cilit i besoni më shumë që punon për interesin e Kosovës, Ramush Haradinaj apo Hashim Thaçi” mësohet se Thaçi është larguar duke ndërprerë intervistën.
Sondazhi i publikuar në rrjetet sociale tregonte se 82% ishin pro kryeministrit Haradinaj dhe vetëm 12 % pro Thaçit.
Beti Njuma e pyeti “Përse ishte ky perceptim i publikut?
Mësohet se sapo ka dëgjuar pyetjen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë intervistën dhe është larguar.
/a.rada