Aktori Johnny Depp ka vendosur që të padisë ish-gruan Amber Heard, duke kërkuar edhe një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh.
Depp e akuzon për dëmtim imazhi gjatë procesit të divorcit, ku e ka akuzuar aktorin për dhunë fizike dhe psikologjike.
“Zonja Heard nuk është viktimë e dhunës, por mashtruese. Zoti Deep nuk ka ngritur kurrë dorë ndaj zonjës Heard dhe akuzat e ngritura ndaj tij janë të rreme gjë që e vërtetojnë edhe kamerat e sigurisë”, thuhet në denoncim.
Më tej aktorja akuzohet nga Depp, se nisi një lidhje tjetër vetëm një muaj pas celebrimit të martesës së tyre.
Aktori i “Piratët e Karaibeve” dhe Heard u denoncuan në janar të vitit 2017, vetëm 15 muaj pas martesës, ku ajo e akuzoi Depp për dhunë, ku pretendohet se e qëlloi me iPhone duke i shkaktuar dëmtime në sy dhe në faqe.
/a.rada