Presidenti i klubit të futbollit të Kamzës Naim Qarri është shoqëruar nga policia pas incidentit pasditen e sotme ku u dhunua arbitri i ndeshjes. Ai ka ndërhyrë duke vrapuar drejt arbitrit në momentin që tifozët kanë hyrë në fushë dhe janë drejtuar te kryesori dhe anësorët që vendosën drejtësinë për këtë ndeshje. Qarri po merret në pyetje për ngjarjen, ndërkohë që së bashku me të janë edhe 10 tifozë te shoqëruar.
/a.meta