Chelsea i merr dorën derbeve të qytetit. Pas mposhti 2-0 Tottenham Hotspur, blutë kanë marrë maksimumin edhe ndaj Fulhamit, teksa i kanë mposhtur në transfertë 2-1. Ishin dy ish-futbollistët e Napolit, Gonzalo Higuain dhe Jorginho ata që i dhanë 3 pikëshin e radhës skuadrës së Maurizio Sarri, i cili nga dita në ditë po përforcon pozitat në klub. Për vendasit shënoi Chambers.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e 6-të, 2 më pak se Manchester United, i cili aktualisht ndodhet në zonën që të dërgon në Champions League. Ndërkohë, për Fulham nuk mjafton as ndryshimi në pankinë, teksa regjistron humbjen e 20 në këtë sezon, duke qëndruar në vendin e 19-të me 17 pikë, 10 më pak nga zona e shpëtimit.