Derbi i Londrës mes “Totenhemit” dhe “Arsenalit” është mbyllur në barazim 1-1, rezultat i cili nuk u shërben shumë të dyja skuadrave.
Të parët të cilët kanë kaluar në avantazh ishin topçinjtë e “Arsenalit” më një gol të Ramsit, duke mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.
Pjesa e dytë do të kishte një rrjedhë tjetër. Heri Kane barazon me anë të një 11-metërshi duke vendosur baraspeshën në këtë takim.
Shansi i artë erdhi në minutat e fundit të takimit për “Arsenalit” ku gjyqtari i takimit akordoi një penallti. Penalltinë e mori përsipër ta ekzekutonte Aubumejang i cili gaboi përball portierit Loris, duke bërë që shifrat të mbeteshin 1-1.
Ekipi i “Totenhem” renditet në vendin e tretë, ndërsa “Arsenal” në vendin e pestë me 57 pikë, 14 pikë larg vendit të parë.
/a.rada