Kreu i PDK, Nard Ndoka ka komentuar veprimin e djegies së mandateve nga opozita si dhe plotësimin e vakancave në parlament.
I ftuar në studion e emision ‘Kjo Javë’ kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se ai asnjëherë nuk e ka menduar të mos i bashkohet vendimit ekstrem politik të opozitës për të mos e dorëzuar mandatin e deputetit.
Sa i përket plotësimit të vakancave në parlament, ish-deputeti u shpreh se Rama tashmë po luan lojën e matrapazëve, duke theksuar se ky është momenti për të njohur njerëzit.
“I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama” – vijoi Ndoka. Për demokristianin Ndoka, tashmë është në fushën e tij.
Duke komentuar qëndrimin e deputetes Rudina Hajdari, e cila ende nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetes, Ndoka i kërkon asaj të mendojë pse PD e afroi në parti për t’u bërë deputete.
“Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë.
Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk ka vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur, por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament.
Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj”, deklaroi Ndoka.
/a.rada