Nuk mbarojne befasite ne zgjedhjet e kreut mysliman.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pritet te zgjedhi sot kryetarin e ri. Pas terheqjes nga gara te kreut aktual te komunitetit, sot ka njoftuar terheqjen nga gara edhe Myftiu i Kukesit.
MOs te harrojme se vetem nje dite me pare, u terhoq nga gara per nje mandat te dyte, kreu aktual i Komunitetit, Skënder Bruçaj.
Pas lajmit per kete terheqje pati akuza te forta nga ana e demokratit Genc Pollo per nje preson kuisling te qeverise, nderkohe qe me pare edhe Ervin Salianji kishte bere akuza per presion ne kete gare.
Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.
Zgjedhja do te behet me vote te fshehte nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.
Një ditë pasi u tërhoq nga gara për një mandat të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka treguar për median edhe përse-në e këtij vendimit që për këdo u duk shumë i papritur dhe i beftë.
“Mes kandidatëve ka më të mirë se unë. U tërhoqa për të hapur edhe një rrugë të re. Ju falënderoj shumë për interesin tuaj”- ka thënë Bruçaj.
Duke ftuar votuesit të zgjedhin atë që ata mendojnë se është më i miri për interesin e institucionit, ai ka theksuar: Unë jam vetëm një nga ju dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë.
Demokrati Genc Pollo dje akuzoi qeverine per presion kuisling ne gjithe kete ceshtje.