Kjo pranverë pritet që të vijë krejt ndryshe për qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës pritet që të organizojë në sheshet kryesore të qytetit koncerte muzikore me interpretimin e artistëve virtuozë të Bandës Frymore të Qytetit,. Këta të fundit do të bëjnë një tur nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit duke sjellë këtë pranverë nota festive muzikore. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në tëitter bën me dije se kjo pranverë do të vijë me plot surpriza.
“Fundjavë të mbarë të gjithëve! Po vjen pranvera! Mbani sytë hapur për bandën gazmore të qytetit që do t’ju surprizojë në cepa të ndryshëm të Tiranës gjatë këtyre ditëve”, shkruan Veliaj
Banda e Qytetit organizon aktivitetin e saj artistik në bazë të kalendarit të Bashkisë së Tiranës dhe është pjesëmarrës në të gjitha eventet kulturore dhe ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe pasurimin e vlerave artistike të muzikës instrumentale.
Në përbërje të saj ka instrumente si: trompë, trombon, pikolo, klarinetë, saks, bas, tambur, daulle, pjatë etj. Kjo orkestër rinovon çdo vit repertorin e saj, e cila përfshinë zhanre të ndryshme, si nga fondi klasik po aq edhe popullorë, marshe, hymne, etj.