Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë. Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe ish deputetët e opozitës. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Klevis Balliu tha se ky projekt po cënon të drejtat e qytetarëve. Ai u kërkoi qytetarëve të bëhen bashkë më 5 mars.
“Anuloje këtë projekt në të kundërt do të vuash pasojat. Zotëri, në këtë moment ku jemi sot, qytetarët kanë të drejtës të bëjnë atë që kanë në dorë. Se po iu cënohet e drejta e fjalës. Është e vetmja arsye pse Shqipëria nuk shkon në BE. Ndaj, do i bëja thirrje çdo shqiptari të bëhet bashkë më 5 mars.Parlamenti nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë por vetëm kriminelët”, tha Balliu.
/a.meta