Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl përsëriti kërkesën për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, i cili strehohet në SHBA.
Gyl, në letrën dërguar sekretarit të sapoemëruar amerikan të Drejtësisë, William Barr, ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e Gylenit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi.
Ministri turk i bëri thirrje gjithashtu për hetime më të gjera në lidhje me veprimtarinë e FETO-s në SHBA për të zbuluar fytyrën e vërtetë të kësaj organizate terroriste.
FETO me në krye Gylenin është përgjegjëse për tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilën terroristët e FETO-s vranë 251 persona dhe plagosën rreth 2 200 të tjerë.
Turqia ka kërkuar disa herë nga autoritetet amerikane ekstradimin e Gylenit dhe anëtarëve të tjerë të FETO-s.
/a.rada