Opinioni publik mezi po pret publikimin e emrit të kandidatit të përbashkët presidencial të partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, për të cilin arritën marrëveshje liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
Siç është paralajmëruan pas takimit të tyre të martën, emri i kandidatit duhet të publikohet sot, ndërsa ndërkohë vijojnë konsultimet për inkuadrimin edhe të Alternativës dhe PDSH-së, si dhe të partive tjera.
Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, theksuan se do ta mbështetin nominimin e ambasadorit dhe profesorit universitar Blerim Reka. Në listë për kandidatë zyrtarë për president, është edhe Gordana Siljanovska Davkova, prapa kandidaturës të së cilës qëndron VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Pas vendimeve të liderëve nga koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, për kandidat të përbashkët, një pjesë e mediave publikuan se tashmë dihet edhe emri, ndërsa një pjesë pohuan se ende janë në lojë emrat Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski dhe Oliver Spasovski nga LSDM-ja.
Për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kandidati i LSDM-së dhe BDI-së do të jetë “më së paku konsensual”.
Dy partitë do të mbështesin kandidat të përbashkët, sipas Mickovskit, që ta ulin humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe të vazhdojnë karrierën politike të politikanëve nga këto dy parti politike.