Vendet BE-së të marrin masat e duhura për sa i përket sigurisë kibernetike dhe dezinformimit gjatë zgjedhjeve europiane të 26 majit, paralajmëroi ENISA, Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike.
Në një dokument, Agjencia thekson, në veçanti, disa rekomandime sipas të cilave shtetet anëtare duhet të tregojnë kujdes për të përmirësuar sigurinë e informacionit.
ENISA fton shtetet anëtare të BE-së të “zbatojnë një teknologji që identifikon modelet e pazakonshme të trafikut që mund të lidhet me përhapjen e keqinformimit ose kibernetike sulmeve në procesin zgjedhor”.
Ajo thekson se “duhet të futet një detyrim ligjor për të zbatuar një nivel të lartë të sigurisë në sistemet e tyre, proceset dhe infrastrukturën.”
“Është e domosdoshme që të gjithë aktorët, përfshirë partitë politike, të punojnë për të adresuar në mënyrë adekuate skenarët e kërcënimeve kibernetike dhe sulmeve,” thekson Udo Helmbrecht, drejtor ekzekutiv i ENISA.
/a.rada