15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit, Senol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e kombëtares.
Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të Beshiktashit dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.
66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë, pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Europianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022, që zhvillohet në Katar.
Ai pason në këtë post rumunin Mirçea Luçesku, i cili u shkarkua për rezultate negative, mes të cilave edhe zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.
/a.rada