Presidenti i Kosovës Thaçin Thaçi deklaroi se nuk do të këtë shkëmbime territoresh me Serbinë.
Duke folur në samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë, Thaçi tha se pa shkelur në trupin tij nuk mund ta cënojnë as një milimetër të Kosovës.
Më tej presidenti i Kosovës i dërgoi dhe një mesazh Sali Berishës, për të cilin Thaçi tha se për ndarje të Kosovës, flasin ata që e kanë ndihmuar Millosheviçin.
“Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë, për shkëmbim kam folur edhe më herët.
Dua të theksoj se shkëmbimi është Pazar dhe askush nuk do të lejohet të bëjë Pazar me kauzë kombëtar. Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova.
Duhet tash së bashku me SHBA dhe BE, me NATO të lëvizim më shpejt drejt perspektivës së Kosova të ketë në NATI dhe BE, duhet të shkojmë drejt një zgjidhje që garanton njohjen nga 5 vendet e BE. Duhet të punojmë bashke me SHBA dhe miqtë e tjerë, nën një ombrellë euroatlantike
E theksoj se nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që asnjë broçkull e politikës elektorale ditore të cenojë raportin e përjetshëm me hisedarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, SHBA-të. Bashkëngjitjen e atij territori me Kosovën pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës”, tha Thaçi.
/a.rada