inistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar rikthimin në Policinë e Shtetit të një efektivi te dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, qe ishte ne lirim prej vitit 2009.
Në një shenim twitter Lleshaj, sqaron se bëhet fjalë për Nebi Hyskaj, i cili ishte plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97.
“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.
Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”- shkruan Lleshaj në Twitter.
/a.rada