Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që u shënua mbrëmjen e së premtes. Bëhet fjalë për shpërthimin me eksploziv në banesën e biznesmenit Vasillaq Stavri, sulm ky që shkaktoi vetëm dëme materiale.
Mëngjesin e së premtes, blutë e kryeqytetit njoftojnë se autori i dyshuar është shtetasi A.B, 58 vjeç dhe me banim në Tiranë.
Grupi hetimor nuk jep detaje për shkaqet e vendosjes së eksplozivit ndërsa ngjarja ndodhi në rrugën ‘Vasil Shanto’ rreth orës 21:00 të së enjtes.
Eksplozivi ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë. Nga të dhënat e para mendohet se tek dera e objektivit ka qenë vendosur 100-200 gr eksploziv.
Shpërthimi është bërë me telekomandë, ndërsa autori ka shfrytëzuar errësirën për t’u larguar pas vendosjes së eksplozivit.
Pallati i ndërtuar në vitet ’95-’96 njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funksionarë të drejtësisë.
/javanews/a.rada