Pas dorëheqjes së ligjvënësve nga funksioni i tyre, Kuvendi duhet të ndërpresë pagat për stafin e grupeve parlamentare. Referuar rregullores, sot duhet të ndërpriten rrogat për stafin e grupit parlamentar të Partisë Republikane duke qenë se nuk ka listë pritje.
Ndërkohë, brenda 20 ditësh duhet të ndërpriten edhe për stafin e grupeve parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Nëse me deputetët që do të refuzojnë lenien e mandatit, nuk arrihet të ngrihet grup parlamentar nën siglën e Partisë Demokratike, atëherë duhen zgjidhur dhe kontratat e stafit të grupit.
/a.meta