Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Por më të dendura vranësirat mbeten në juglindje gjatë paradites.
Mesdita sjellë shtim të vranësirave dhe në zonat Lindore, ndërsa nata shtrin vranësirat në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -1°C mëngjesi në zonat Verilindore deri në 18°C mesdita në bregdet.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.