Përparim Spahiu, i ka kthyer pergjigje raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Ky i fundit gjatë konferencës për shtyp nuk ngurroi të shprehë hapur zhgënjimin nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spahiu i sugjeron raportuesit të mos bëhet “Zonja e Parë e qeverisë së drogës”.
Postimi i plotë
Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës.
As qeveria e vendit tënd nuk e do!
Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj.
E.Xh./