Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj e kanë nisur ditën e sotme me publikimin e pamjeve të godinave të reja të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë. Nga video e publikuar duket ndryshimi rrënjësor që kanë pësuar këto konvikte. ‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga godinat e reja dhe tërësisht të transformuara të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se sikurse ky projekt i suksesshëm u finalizua në këtë godinë, transformimit do i nënshtrohen edhe godinat e tjera. “Punë 24/7 që shumë shpejt të mbyllet rikonstruksioni i plotë aty, vijojmë me të njëjtin ritëm pune & për rehabilitimin e konvikteve në “Qytetin Studenti” dhe Mjekësisë. #Bashke #Qeveria #BashkiaTirane #PaktiPerUniversitetin””, shkruan Veliaj.
Rregullimi i ambienteve të konvikteve ishte një prej kërkesave të studentëve ku qeveria dhe Bashkia e Tiranës u angazhuan maksimalisht për ta realizuar atë në një kohë rekord.
E.Xh./