Për herë të parë, lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong un i është përgjigjur pyetjes së një gazetari të huaj.
I pyetur nëse ai ishte pozitiv për arritjen e një marrëveshjeje me presidentin amerikan Donald Trump mbi çarmatimin bërthamor, Kim tha se ishte shumë herët për të treguar nëse një marrëveshje mund të arrihej.
Megjithatë, ai tha se kishte një ‘ndjenjë se do të dalin rezultate të mira’ nga bisedimet dhe se ai nuk ishte pesimist.
“Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj unë nuk do të isha këtu tani”, tha Kim, duke e bërë Trump të qeshë dhe të lavdëronte përgjigjen e tij.
“Kjo mund të jetë përgjigja më e mirë që keni dëgjuar ndonjëherë”, tha presidenti Trump.
E.Xh./