Takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut ka dështuar. Shtëpia e Bardhë njofton se nuk u arrit asnjë marrëveshje.
“Asnjë marrëveshje nuk është arritur, por ekipet e tyre përkatëse shpresojnë të takohen në të ardhmen,” shkroi në një deklaratë sekretarja e shtypit Sarah Sanders.
Të dy udhëheqësit u nisën nga Hotel Metropole, ku bisedimet u zhvilluan, rreth orës 13:30. kohë lokale, dje afërsisht katër orë e gjysmë pas fillimit të bisedimeve.
Ata u larguan pa marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët që fillimisht ishte përcaktuar më axhendë. Po ashtu mësohet se dy liderët nuk zhvilluan as drekën e përbashkët, që ishte planifikuar.
Qëllimi i këtij takimi është për të përcaktuar rrugën drejt çnuklearizimit të Koresë së Veriut. Pas këtij takimi në në kryeqytetin vietnamez Hanoi, Trump dhe Kim pritet të darkojnë sëbashku.
Ky është takimi i dytë i liderëve, pas atij në Singapor, qershorin e vitit të kaluar i cilësuar si historik.
E.Xh./