Pak ditë më parë Myslim Murrizi u përjashtua nga PD si dhe u shkarkua si kryetari i degës së kësaj partie në Lushnje.
Ndërkohë, i ftuar në Ora News, Murrizi tha se do ta ankimojë vendimin e Partisë Demokratike për ta përjashtuar.
Murrizi: Do ta ankimoj tek Arben Ristani vendimin këto ditë. Kam argumentet e mia. Do ta ankimoj tek Komisioni i Apelit. Është zgjedhur vetëm Beni. Katër anëtarët e tjerë nuk janë zgjedhur.
Do ta ankimoj vendimin tek Gjykata e Partisë. Unë mendoj që të drejtën për të qenë demokrat nuk ma heq asnjë pinjoll i Sigurimit të Shtetit. Do ta ankimoj duke renditur të gjithë shembujt nga ’91-n, përveç të ndjerit Azem Hajdari. I dytë jam unë i përjashtuar. Për ata që vijnë nga Sigurimi dhe Partia e Punës nuk është mbajtur ky qëndrim.
E.Xh./