Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e pranon se deri më tani asnjë aktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk është shprehur në mëbshtetje të axhendës dhe veprimeve të opozitës shqiptare, por thotë se kjo do ndryshojë.
I pyetur nga gazetarja Beti Njuma në studion e “Ora News”, lidhur me reagimet e ndërkombëtarëve kundër, Alibeaj tha se opozita ka durimin, motivin dhe vullnetin për t’i sqaruar të gjithë se kauza e tyre për zgjedhje të lira është e drejtë.
“Të të them edhe ty, je i ftuar të protestoj. Është detyrimi ynë që me durim dhe motiv, për t’i sqaruar të gjithë ndërkombëtarët që i duan të mirën shqipërisë dhe Shqiptarëve, që ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Alibeaj.
E.Xh./