Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim të zgjeruar me të gjithë strukturat e saj në qytetin e Durrësit.
Në këtë takim, Kryemadhi u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezentë në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.
Ajo u kërkoi atyre të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë. Mes tjerash, ajo u shpreh se kryefjala e aksionit të LSI-së është përgatitja për zgjedhje të parakohshme
“Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.
Pas takimit me delegacionin e PE-së sot pasdite në Tiranë, Kryemadhi në një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se rruga e opozitës nuk ka kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira.
/a.rada