Në kursin e hetimeve është gjetur se Nikola Gruevski ka pasur dokumenta udhëtimi të vlefshme për të dy hyrjet kufitare Hungareze dhe serbe dhe kufijve të tjerë nëpërmjet të cilëve ka hyrë në zonën shengen, çka ka qenë në përputhje me kushtet ligjore.
Kjo është ajo që ka evidentuar policia në një vendim të përfundimit të hetimeve për mbërritjen e ish-kryeministrit maqedonas Gruevski në Hungari.
Nikola Gruevski, një aleat politik me Viktor Orban, drejtoi Maqedoninë për 10 vite deri në 2016, por u detyrua të lerë detyrën pas një skandali dhe më vonë u dënua me dy vjet burg për korrupsion. Edhe pse autoritetet në Maqedoni bllokuan pasaportën e tij për të mos e lënë të dalë nga vendi, Gruevski iku nga vendi dhe diplomatë hungarezë e kaluan atë nëpërmjet ballkanit. Qëndrimin në Budapest e shpalli në facebook në 13 nëntor 2018.
Qeveria fillimisht pretendoi se nuk është ndihmuar ekzekutivi për ish-kryeministrin, por rezultoi që ndoshta nuk është ky rasti pasi Gruevski është takuar disa herë me diplomatë gjeorgjianë në një hotel në Shkup përpara arratisjes.
Gjithashtu del në dritë se Gruevski duhet të presë për përfundimin e aplikimit për azil në zonën transit të kufirit serb, njëlloj si refugjatët e tjerë. Sipas qeverisë hungareze, Gruevski është persekutuar nga qeveria maqedonase nën influencën e George Soros dhe nuk mund të kthehet në vendin e tij për shkak të kushteve të këqia në burgjet maqedonase, pavarësisht se kjo gjë nuk I ka shqetësuar më parë autoritetet hungareze.
Sipas departamentit të Emigracionit illegal në Policinë emergjente, në rastin e Gruevskit ‘nuk është realizuar kalim I paligjshëm I kufirit shtetëror’, edhe pse nuk është specifikuar, se si, në mungesë të një pasaporte një qytetar maqedonas jashtë Shengenit, ka hyrë në zonë.
Ka dhe një pjesë interesante të vendimit që e bën nul investigimin se pse nuk ka një krim për promovim illegal të emigracionit në rastin e Gruevskit.
‘Procedura e azilit për Nikola Gruevskin nuk është paraprirë nga ndonjë organizim I jashtëm, por ai dorëzoi vullnetarisht kërkesën për azil të autoritetet hungareze, pa aktivitet organizimi’, thuhet në raport.
Policia gjithashtu evidenton:
Nuk ka çarje nga autoritetet hungareze për rastin
Nuk ka arratisje nga burgu
Nuk ka falsifikim dokumentesh
Nuk ka abuzim zyrtar