Lajme fantastike për Realin e Madridit para duelit të dyfishtë me Barcelonën. Gareth Bale nuk është dënuar për veprimin e kryer gjatë ndeshjes kundër Atletico Madrid, me Komisionin Disiplinor të La Liga që ka mbyllur sytë, duke e lënë “rehat” uellsianin.
“Gjesti ishte ndoshta i turpshëm. Megjithatë, komiteti ka vendosur të mos e sanksionojë për këtë gjest, duke e lënë Bale të lirë të jetë në fushë për dy takimet e “El Clasico” ndaj Barcelonës.”-thuhej në njoftimin e Disiplinës.
Një veprim pak tendencioz ky nga Komisioni i Disiplinës, i cili i jep një armë më shumë Santiago Solarit kundër rivalit më të urryer, Barcelonës. Gjithsesi mbetet të shihet minutat që Bale do të jetë në fushën e blertë, me uellsianin që e ka humbur disi shkëlqimin e disa viteve më parë.
E.Xh./