Pas përfundimit të takimit me delegacionin e Parlamentit Europian, Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë folur për mediat për atë çfarë u diskutua në takim.
Basha u shpreh se rruga e vetme që vendi të dalë nga kriza politike është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, më enigmatike ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa tha nuk do ketë kthim pas, ajo shtoi se shumë shpejt gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët.
“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të këtë asnjë hap pas. Protestat e 16 shkurtit, 21 shkurtit dhe e djeshmja treguan se opozita është në rrugën e duhur.. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët”, tha Kryemadhi.
E.Xhangoli/