Një 39-vjeçar nga Saranda është arrestuar pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur në momentin që shkaktoi një aksident.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, shoferi i motorit me inicialet A.M, ishte duke udhëtuar në aksin Sarandë-Borsh, me një motor tip “Piaxho” kur humbi kontrollin dhe u rrëzua. Nga aksidenti mbeti i plagosur pasagjeri, A.B, 30 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
E.Xh./